Ndërlidhjet

BE pranon vonesat në vendosjen e EULEKS-it


Bashkimi Evropian pranoi se planet për marrjen e përgjegjësive nga misioni i OKB-së në Kosovë, do të shtyhen.

Ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner pranoi se vendosja e EULEKS-it "vuan nga vonesat". Ndërkaq, shefi i diplomacisë italiane Franco Frattini tha se "beson që misioni do të veprojë në terren pas verës, përkatësisht në shtator apo tetor".

Në emër të Sllovenisë, si kryesuese e radhës së BE-së, ministri Dimitrij Rupel pranoi se mund të ketë "vonesa të vogla, por asgjë dramatike".

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme Havier Solana tha se Unioni do të pres dhe të shoh se si zhvillohet situata.

"Planifikimi rreth bartjes së autoritetit nga UNMIK-u po vazhdon. Do të kemi vlerësime operacionale në rast të ndryshimeve në kontekstin politik dhe strategjik" tha Solana.

Këto komente u bënë pas takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, në Bruksel, ku njëra nga temat ishte edhe vendosja e misionit të BE-së për rendin dhe ligjin në Kosovë.

Të enjten, Solana do ta diskutojë këtë çështje me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon.


Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG