Ndërlidhjet

Ruecker: EULEX nën ombrellën e KB


Shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker tha se Kombet e Bashkuara do ta vendosin misionin e planifikuar të Bashkimit Evropian nën ombrellën e vet, gjë që mund ta frenojë misionin më ambicioz jashtë kufijve të BE-së.

Në një intervistë për Associated Press, Ruecker ka thënë se 2 mijë anëtarët e misionit EULEX, sipas të gjitha gjasave do të jenë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.

"Ne nuk jemi as të shurdhër e as të verbër, dhe do të reagojmë për ndryshimin e rrethanave në teren, ndryshim që do ta përshkruaja si më pragmatik të mundshëm", ka thënë Ruecker.

Sipas tij, "e vetmja çështje e hapur është se si do t'i vendosen raportet me misionin e BE-së në fushën e rendit dhe ligjit".

Ruecker ka shtuar se në Kosovë "duhet të ketë vetëm një hapësirë ligjore, nuk duhet të ketë dyfishim të punës, dhe nuk duhet ndarje territoriale apo sektoriale ndërmjet organizatave ndërkombëtare në fushën e rendit dhe ligjit".
XS
SM
MD
LG