Ndërlidhjet

Nacionalistët arrijnë marrëveshje koalicioni për Mitrovicën


Përfaqësuesit e Partisë Radikale të Serbisë dhe ata të Partisë Demokratike të Serbisë kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje për krijimin e një koalicioni qeverisës për pushtetin lokal në Mitrovicë.

Hollësitë e kësaj marrëveshjeje ende nuk janë sqaruar, përveç faktit se "kryetar i Komunës së Mitrovicës" do të jetë një anëtar i Partisë Radikale të Serbisë.

Kështu ka njoftuar përfaqësuesi për Kosovën i Partisë Demokratike të Serbisë, Zoran Saviq, i cili ka thënë se në formimin e qeverive komunale do të përshijnë edhe Partinë Socialiste të Serbisë.

Marrëveshja e sotme është rezultat i zgjedhjeve lokale që Serbia i ka mbajtur më 11 maj në Kosovë, e të cilat për autoritetet ndërkombëtare dhe vendore konsiderohen si të paligjshme dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG