Ndërlidhjet

Birmani: Junta shpall kushtetutën e re


Pushtetarët ushtarakë në Birmani njoftuan sot se është miratuar kushtetuta e re, që garanton kontrollin ushtarak mbi qeveritë e ardhshme.

Dokumenti është miratuar në referendumin e mbajtur me 10 maj, megjithse një javë më herët vendi ishte goditur nga cikloni Nargis, që la të paktën 133 mijë të vdekur.

Junta në Birmani tha se Kushtetuta është miratuar me 92 përqind vota për, ndërsa pjesëmarrja në referendum u tha se ka qenë rreth 98 përqind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG