Ndërlidhjet

Lirohet nga akuzat gjenerali Rahim Ademi


Gjenerali i ushtrisë kroate Rahim Ademi është liruar sot nga akuzat për krime lufte.

Gjenerali tjetër kroat Mirko Norac u dënua me 7 vjetë burg për krime kundër rebelëve serbë në luftën e viteve 1991-'95.

Norac akuzohej se kishte dështuar të pengonte vrasjen dhe torturimin e civilëve dhe të burgosurv etë luftës nga trupa kroate.

Rastet në fjalë Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë ia kishte kaluar për gjykim sistemit kroat të drejtësisë.

Gjykimet e gjeneralëve të ushtrisë kroate janë ndjekur me vëmendje nga Bashkimi Evropian, pasi si shihen si provë për Kroacinë si vend kandidat për anëtarësim.
XS
SM
MD
LG