Ndërlidhjet

Papa çmon nismat e Patriarkut të Rusisë


Papa Benedikti i XVI-të ka vlerësuar nismat e Patriarkut të Kishës ortodokse ruse, Aleksej i Dytë për nxitjen e dialogut ndërfetar.

Kisha ortodokse ruse dhe krerët e saj prej kohësh kanë pasur marrëdhënie të acaruara me Vatikanin, për shkak të akuzave se Selia e Shenjtë po përpiqet të konvertojë në katolikë popullsinë e cila jeton në territore tradicionalisht ortodokse.

Papa në letrën e tij angazhohet për forcimin e marrëdhënieve mes katolikëve dhe ortodoksve.
XS
SM
MD
LG