Ndërlidhjet

Bamir Topi i shqetësuar me zhvillimet gjatë zgjedhjeve në Maqedoni


Presidenti i Shipërisë, Bamir Topi, tha se është i shqetësuar me dhunën që ndodhi gjatë zgjedhjeve në Maqedoni, me ç'rast një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

"Presidenti Bamir Topi ka shfaqur shqetësimin e tij me zhvillimet gjatë zgjedhjeve në Maqedoni", thuhet, pos tjerash, në një kumtesë nga zyra e tij.

"Shqipëria fuqishëm i kundërshton ata që dëshirojnë ta legjitimojnë forcën e tyre me dhunë", tha presidenti Topi, duke theksuar se këto zgjedhje ishin "një rast për shqiptarët në Maqedoni të dëshmojnë se ata janë të përkushtuar për të dhënë kontribut për të ardhmen e demokracisë dhe të stabilitetit në Maqedoni".
XS
SM
MD
LG