Ndërlidhjet

FT: Zgjedhjet goditën shpresat e Maqedonisë për BE


Shpresat e Maqedonisë për të filluar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian kanë pësuar një goditje të rëndë pas dhunës që u shfaq në zgjedhjet parlamentare të fundjavës, shkruan Financial Times.

Gazeta shkruan se Komisioneri për Zgjërim, Oli Rehn, tha se është shumë i shqetësuar" për dhunën dhe bëri thirrje për përsëritje "të rregullt dhe paqësor" të votimit.

Financial Times shkruan se gjashtë muaj më parë, Komisioni Evropian tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë "elementi esencial" që kjo ish republikë Jugosllave t'i fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG