Ndërlidhjet

BE: Më shumë fonde për politikën e jashtme


Bashkimi Evropian duhet të rris fondet për politikën e jashtme në rast se dëshiron të ketë një rol më të madh global, tha një përfaqësues i lartë i Parlamentit Evropian.

Shefi i Komitetit për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian, Jacek Saryusz Wolski tha se "tani më ka fusha në politikën e jashtme të BE-së, si Kosova dhe Lindja e Mesme, që janë të pafinancuara si duhet".

Ai tha se kjo çështje do të diskutohet me përfaqësuesit e Francës, vend që do të marrë presidencën e radhës të BE-së me 1 korrik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG