Ndërlidhjet

Nafta shënon çmime rekorde


Çmimi i naftës u rrit për më shumë se 10 dollarë për një fuçi.

Shtrenjtimi i tillë brenda një dite, më i larti në histori, ishte pasojë e rënies së aksioneve në bursën amerikane dhe rënies së vlerës së dollarit.

Dje në Nju Jork, nafta e papërpunuar u tregtua për 139.12 dollarë për një fuçi.

Analistët ia mveshin rritjen e çmimit tensioneve në rritje ndërmjet Izraelit dhe Iranit, si dhe shqetësimeve rreth ekonomisë amerikane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG