Ndërlidhjet

Turqi: Debat për shamitë e kokës


Kryetari i Parlamentit të Turqisë ka kërkuar ndryshimin e Kushtetutës, rivendosjen e Dhomës së Sipërme të Parlamentit dhe zvogëlimin e pushtetit të Gjykatës Kushtetutese.

Kërkesat erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pezulluar legjislacionin që lejon mbajtjen e shamive të kokës në universitete.

Partia në pushtet që e ka mbështetur legjislacionin për mbajtjen e shamive të kokës në institucionet e arsimit të lartë, e ka cilësuar këtë shkelje të lirive fetare dhe individuale të njeriut.

Mbështetësit e shtetit laik e shohin këtë legjislacion si shenjë të islamit politik dhe e cilësojnë si përpjekje për të goditur Turqinë moderne.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG