Ndërlidhjet

Zvicra humb në hapje të Euro 2008


Filloi në mënyrën më të keqe për Zvicrën kampionati evropian i futbollit, pas humbjes 1-0 me Çekinë. Në të njëjtën ndeshje Zvicra humbi kapitenin e saj për shkak të një lëndimi në gju.

Frei u largua në fund të pjesës së parë me lot në sy pas dëmtimit që morri nga mbrojtësi i ekipit çek Grygera.

Zvicra, vendi bashkorganizator i kampionatit evropian të fubollit "Euro 2008" e hapi kampionatin me një ceremoni tipike alpine.

Para fillimit të ndeshjes së parë të kampionatit, mes Zvicrës dhe Çekisë parku St.Jakob u shndërrua në Liqenin e Konstancës, liqen që ndahet mes Zvicrës dhe Austrisë, vendeve ku zhvillohet kampionati evropian.

Në ceremoninë e hapjes u krijuan simbole të të dy vendeve. Në fund, me hedhjen e 5000 tollumbaceve të gjelbra dhe të bardha u lëshuan dhe fishekzjarret, të cilat u pasuan me fillimin e ndeshjes.

Në këto momente po zhvillohet ndeshja e dytë e kampionatit, ajo Turqi-Portugali, që po mbahet në Gjenevë.

XS
SM
MD
LG