Ndërlidhjet

Irak: Shkatërrohet një bazë e Al Kaidës


Trupat amerikane kanë arrestuar 13 persona dhe kanë shkatërruar një bazë të terroristëve të huaj, gjatë operacioneve të dy ditëve të fundit kundër Al Kaidës në Irak.

Gjatë ditës, katër persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një makine bombë në lindje të Bagdadit.

Në mesin e viktimave ishte edhe një oficer i ushtrisë irakiane.

Së paku shtatë persona u plagosën gjatë incidentit, si dhe u shënuan dëme materiale.
XS
SM
MD
LG