Ndërlidhjet

Obama - McCain përplasen për ekonominë


Barack Obama dhe John McCain kanë shkëmbyer kritika dhe qëndrime të ndryshme lidhur me krizën që ka kapur ekonominë amerikane.

Kandidati presidencial demokrat Obama ka filluar një turne dy javor në zonat që njihen si mbështetëse të republikanëve.

Ekipi i Obamës në Karolinën e Veriut tha se McCain ofron "edhe katër vjet të tjera të politikave të kushtueshme ekonomike të administratës Bush, politika që kanë thelluar pabarazinë dhe i kanë lënë fëmijët tanë me një mal me borxhe".

Burimet pranë Obamës thonë se plani i tij ekonomik "ofron lehtësira për blerësit e shtëpive në krizë, kujdes shëndetësor të përballueshëm dhe shkollim të lartë për të gjithë, si dhe një sistem taksash që vlerëson punën në vend që të favorizojë të pasurit".

Por zëdhënësi i kandidatit republikan McCain ka hedhur poshtë akuzat e kampit demokrat duke nënvizuar se gjatë tre viteve të tij në Senat Obama ka votuar 94 herë për ngritjen e taksave.

Kjo dhe politikat ekonomike të Obamës, sipas McCainit do të godasin familjet punëtore dhe punonjësit me gjendje të brishtë financiare.
XS
SM
MD
LG