Presidenti francez, Nicholas Sarkozy, hapi në Paris Konferencën e Donatorëve për Afganistanin. Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga më shumë se 65 shtete dhe 15 organizata ndërkombëtare.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, që po merr pjesë në konferencë, pritet të kërkojë 50 miliardë dollarë në mbështetje të planit zhvillimor pesëvjeçar.
Donatorët do të kërkojnë nga Kabuli të bëjë më shumë kundër korrupsionit.
Shefja e diplomacisë amerikane, Condolezza Rice, tha se vendi i saj do të angazhohet për dhënien e 10 miliardë dollarëve.
Banka Botërore njoftoi se do të japë rreth 1.1 miliardë dollarë për Afganistanin gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.
Ministria e Jashtme e Japonisë ka ofruar 550 milionë dollarë.
Afganistani varet nga ndihmat e huaja në 90% të shpenzimeve të brendshme.