Ndërlidhjet

Paris: Takohen Bush dhe Sarkozy


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe presidenti i Francës Nicholas Sarkozy biseduan sot në Paris për Iranin, Afganistanin dhe Sirinë. Bisedimet kokë më kokë u zhvilluan pasi Sarkozy e mirëpriti Bushin në darkën formale në pallatin e Elysee.

Dy liderët ripërsëritën se nuk do të pranonin një Iran me armë bërthamore.

Teherani mohon se po zhvillon armë bërthamore.

Presidenti Bush i bëri thirrje Sirisë të distancohet nga aleanca e saj me Iranin.

"Mesazhi im do të ishte: mos luani me Iranin dhe pushoni së strehuari terroristët. Shërbeni si forcë konstruktive në Lindjen e Mesme që të ndihmoni përparimin e një shteti të pavarur palestinez", tha presidenti Bush.

Parisi është ndalesa e radhës e Bushit, i cili zhvillon turneun e fundit në Evropë në cilësinë e presidentit.
XS
SM
MD
LG