Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Javier Solana sot i bëri thirrje Iranit t'i përgjigjet pozitivisht paketës së stimuleve, të cilat synojnë t'i japin fund krizës me bashkësinë ndërkombëtare lidhur me aktivitetet për pasurimin e uraniumit.
Solana i bëri këto komente pasi liderëve iranianë ua prezantoi ofertën e re. Ai e theksoi nevojën që të rivendoset besimi për "natyrën paqësore të programit bërthamor të Iranit".
Përmbajtja e paketës nuk është bërë publike. Ajo u akordua në muajin maj nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania dhe Gjermania, si përpjekje e fundit për t'i dhënë fund krizës rreth ambicjeve bërthamore të Iranit.