Ndërlidhjet

Elliot Engel i drejtohet Kuvendit të Kosovës


Kongresisti amerikan, Elliot Engel, i është drejtuar sot ligjëvënësve kosovarë, në një seancë të Kuvendit të Kosovës, në ditën e parë të fuqizimit të Kushtetutës.

Zoti Engel ka thënë se Kosova dhe njerëzit e saj ilustrojnë një rrëfim të suksesshëm në botë, duke premtuar bashkëpunim të ngushtë.

"Dua t'ju siguroj se SHBA-të gjithmonë do të qëndrojnë përkrah njerëzve të Kosovës, për të qenë vend i pavarur dhe demokratik", tha zoti Engel, duke thënë se qytetarët e Kosovës janë miqtë më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe amerikanët janë miqtë më të mirë të kosovarëve.

"Patritotët e Kosovës, të cilët u përballën me tiraninë dhe diktaturën, janë ulur sot në Parlamentin e Kosovës", ka thënë zoti Engel, duke thënë se në fakt i gjithë populli i Kosovës është patriot.

Ai megjithatë përmendi edhe sfidat përballë, siç është lufta kundër korrupsionit, zvogëlimi i papunësisë, sforcimi i demokracisë, mbrojtja e pakicave kombëtare dhe krijimi i strategjive vendimtare për të gjithë qytetarët.

"Nuk duhet t'i trajtojmë serbët dhe pakicat tjera në mënyrën si i ka trajtuar Milosheviqi shqiptarët", tha kongresisti amerikan, i njohur për mbështetjen e tij në pavarësimin e Kosovës.

Zoti Engel, gjatë kësaj vizite në Kosovës, është i shoqëruar edhe nga kongresistja Jeanne Schmidt, e cila përfaqëson shtetin Ohio.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG