Ndërlidhjet

Vizitë e papritur e Rice në Liban


Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice ka bërë një vizitë të papritur në Liban.

Pas bisedimeve me presidentin Michel Suleiman dhe kryeministrin e emëruar Fuad Siniora, Rice u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara ta rikthejnë vëmendjen te kontesti rreth fermave Shebaa të pushtuara nga Izraeli. Libani dëshiron që pushtimi të zëvendësohet me një mbikqyrje të përkohshme të Kombeve të Bashkuara.

Milicia shiite Hezbollah thotë se okupimi i fermave në Shebaa është njëra nga arsyet përse duhet të mbajë arsenalin ushtarak.
XS
SM
MD
LG