Ndërlidhjet

Rupel: Serbia në BE edhe pa njohur Kosovën


Serbia nuk duhet patjetër të njohë Kosovën që të hyjë në Bashkimin Evropian, ka thënë shefi i diplomacisë sllovene Dimitrij Rupel.

"Me ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, Sllovenia e ka plotësuar qëllimin parësor të saj për kryesimin me BE-në. Ajo që në këtë periudhë Kosova e shpalli pavarësinë, është vetëm rastësi. Serbia nuk duhet patjetër të njohë Kosovën për t'u bërë anëtare e BE-së. Këtë askush nuk e kërkon prej saj", ka thënë Rupel për mediat e Beogradit.
XS
SM
MD
LG