Ndërlidhjet

Jordania ia ktheu Irakut 2.500 artefakte


Jordania sot i ka kthyer Irakut rreth 2.500 artefakte të vjedhura irakiane.

Ekzemplarët e kthyer janë monedha argjendi, qafore, shkrime të lashta sumere, poçe dhe artefakte tjera, të cilat sot u bënë publike për gazetarët në Amman.

Pas kaosit të krijuar që pasoi fillimin e invazionit amerikan në Irak në vitin 2003, grabitësot vodhën dhe nxorrën jashtë vendit rreth 15 mijë artefakte të paçmuara.
XS
SM
MD
LG