Ndërlidhjet

Irani sfidon sanksionet e Bashkimit Evropian


Irani tha se raundi i ri i sanksioneve të Bashkimit Evropian do t'i dëmtojë vetëm bizneset evropiane.

Zv/ministri i Jashtëm Mahdi Safari i tha gazetës austriake "Die Presse" se vendi i tij do t'i tërheqë fondet në vlerë prej 100 miliardë dollarë nga Evropa dhe vendet tjera.

Të hënën, vendet e BE-së u dakorduan të vendosin sanksione të reja kundër Iranit për shkak të refuzimit që të ndërpresë pasurimin e uraniumit.

Masat parashohin edhe ngrirjen e aseteve të bankës më të madhe komerciale të Teheranit, Bank Melli.
XS
SM
MD
LG