Ndërlidhjet

Obama dhe Clinton – u paraqitën së bashku


Senatorët Barack Obama dhe Hillary Clinton mbrëmë u paraqitën së bashku në një tubim në qytetin Unity në Nju Hempshir.

Kjo ishte paraqitja e tyre e parë e përbashkët prej se senatorja Hillary Clinton u tërhoq nga gara për nominimin të Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkuara, duke i mundësuar zotit Obama, që të jetë kandidati i vetëm në këtë garë.

"Ne ndoshta filluam në shtigje të ndara, por sot shtigjet tona janë bërë një. Sot zemrat tona rrahin për të njëjtin fat të Amerikës. Sot ne jemi bërë bashkë për të njëjtin qëllim, ta zgjedhim Barack Obamën si president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara", tha senatorja Clinton.

Të dy senatorët demokratë po synojnë t'i zvogëlojnë dallimet, që i kishin paraqitur gjatë rivalitetit zgjedhor brendapartiak, në mënyrë që të arrijnë unitet në zgjedhjet për president amerikan në nëntor, kundër kandidatit republikan, John McCain.
XS
SM
MD
LG