Ndërlidhjet

SHBA: Mandela hiqet nga lista e mbikqyrjes


Presidenti amerikan George Bush nënshkroi ligjin që i lejon Nelson Mandelës të vizitojë Shtetet e Bashkuara pa çertifikimin nga sekretarja e shtetit se Mandela nuk është terrorist.

Ligji i ri heq nga lista e njerëzve nën mbikqyrje ish udhëheqësin afrikano-jugor Mandela dhe anëtarët e tjerë të partisë së tij. Kongresi Kombëtar Afrikan ishte konsideruar nga perëndimi si organizatë komuniste.

Nga viti 1994 Kongresi Kombëtar Afrikan është në pushtet në Afrikën e Jugut, pas rrëzimit të sistemit të aparteidit.
XS
SM
MD
LG