Ndërlidhjet

IHT: "Gabimet me Rusinë"


”The International Herald Tribune”
Stephen F. Cohen

Asnjëri nga dy kandidatët presidencialë nuk kanë adresuar me seriozitet atë që është sfida më e madhe e politikës së jashtme amerikane – kapacitetet e Rusisë për të rrezikuar sigurinë e Shteteve të Bashkuara.

Pavarësisht nga rënia e vitit 1991, që pasoi shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, Rusia disponon armë që mund të asgjësojnë Shtetet e Bashkuara, ka kompleksin ushtarak-industrial, të aftë për të eksportuar armë gati sa Amerika, sasi të mëdha të materialeve bërthamore që janë cak i terroristëve dhe rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë.

Rusia gjithashtu vazhdon të mbetet vendi me territorin më të madh në botë, i vendosur në hapësirën ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, në udhëkryqin e civilizimeve. Duke vështruar nga ky aspekt, siguria jonë nacionale mund të varet më shumë nga Rusia, sesa që varet Rusia nga ne.

Aktualisht, marrëdhëniet amerikano-ruse janë më të këqija se para 20 vjetësh. Këto raporte ngërthejnë në vete shumë konflikte serioze, ashtu si gjatë kohës së luftës së ftohtë – Kosovën, Iranin, Ukrainën, Gjeorgjinë, Venezuelën, zgjerimin e NATO-s, mbrojtjen kundër-raketore, armët bërthamore...

Madje, edhe paqja e tashme e ftohtë mund të jetë më e rrezikshme se gjendja e mëparshme dhe kjo për tre shkaqe: a) përballja aktuale nuk është Berlini ose Bota e Tretë, por kufiri i Rusisë; b) kontrollimi i zbehtë i Rusisë të rezervave të armëve për shkatërrim në masë si trashëgimi e dezintegrimit në vitet e ‘90-ta, tejkalon çfarëdo kërcënimi të deritashëm; c) aktualisht mungon opozita e brendshme.


Si ka ndodhur kjo?


Në mesin e elitës politike dhe mediale amerikane, kemi përgjigje gati unanime, sipas së cilës, politikat e brendshme antidemokratike të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kanë shkatërruar këto mundësi historike.

Nga ana tjetër, në disponimin triumfalist, Amerika kishte "fituar" konfliktin 40-vjeçar dhe Rusia pas-sovjetike ishte komb i mundur, ngjashëm si Gjermania dhe Japonia pas Luftës së Dytë Botërore, vend pa sovranitet të plotë brenda dhe pa interesa autonome nacionale në planin e jashtëm.

Implikimet politike të këtij triumfalizmi, që janë në fuqi edhe tash, janë bërë të qarta për Moskën. Ato do të thoshin se Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të mbikëqyrin zhvillimet ekonomike dhe politike pas-komuniste në Rusi.

Ato gjithashtu do të thoshin se Shtetet e Bashkuara kishin të drejtën të shkelnin premtimet strategjike ndaj Moskës, ashtu siç bëri administrata e Clintonit me zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes ose siç bëri presidenti Bush me tërheqjen unilaterale nga marrëveshja për armët (ABM), duke u dhënë anëtarësinë në NATO vendeve edhe më afër kufijve të Rusisë.

Veprimet e tilla shkaktuan kundërpërgjigjen e Rusisë. Kjo u bë nën udhëheqjen e Putinit, por do të bëhej edhe nën lidershipin e ndonjë lideri tjetër eventual të Rusisë.

Këto politika të Shteteve të Bashkuara, që në Moskë janë parë si tentim për të mbajtur të dobët Rusinë dhe për të kontrolluar burimet e saj, kanë ndihmuar në ringjalljen e një nacionalizmi agresiv rus dhe nxjerrjen në skenën e Moskës të tezave për koncesionet ruse ndaj Shteteve të Bashkuara, që shkojnë deri në kapitullim.

Kremlini mbase ka reaguar në formë të sforcuar, por efektet dhe kërcënimet me një luftë të re të ftohtë janë të qarta. Për faktin që veprimet e para janë ndërmarrë nga ana e Uashingtonit, ato edhe duhet të tërhiqen prej andej.

Gjatë fushatave zgjedhore amerikane, këto çështje diskutohen, por as John McCain dhe as Barack Obama nuk kanë bërë një gjë të tillë. Përkundrazi, të dy kanë premtuar se do të jenë më të "ashpër" sesa George W. Bush ndaj Kremlinit.

Pavarësisht që për këtë askush nga ata nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, ata duhet ta bëjnë.
XS
SM
MD
LG