Ndërlidhjet

Mongoli: Nga dhuna pas zgjedhjeve pesë të vrarë


Ministri i drejtësisë i Mongolisë tha se pesë persona janë vrarë dhe më se 300 të tjerë janë plagosur në trazirat për shkak të dyshimve për vjedhje në zgjedhjet parlamentare të këtij vendi. Raportohet se afro 700 vetë janë arrestuar.

Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme katërditëshe, pasi mijëra protestues i vunë zjarrin selisë së partisë në pushtet, meqë rezultatet e para tregonin se ish Partia komuniste do të arrinte fitore bindëse.

Presidenti Nambaryn Enkhbayar pranoi se parregullësitë dhe vjedhja e votave ishin të pranishme në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për qetësi.
XS
SM
MD
LG