Ndërlidhjet

BE-ja kërkon përmbajtje nga të gjitha palët


Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për rritjen e dhunës në rajonin separatist Oshetia Jugore në Gjeorgji dhe ka ftuar të gjitha palët për përmbajtje.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dje ërkoi nga Gjeorgjia që ta nënshkruaj një dokument obligues për ta parandaluar agresionin në rajonet që synojnë shkëputje nga Gjeorgjia.

Këto zhvillime u bënë pas përleshjeve të fundit ndërmjet ushtarëve të Gjeorgjisë dhe luftëtarëve separatisët të Oshetisë Jugore, nga të cilat u vranë dy persona.

Rajonet Oshetia Jugore dhe Akhazia janë shkëputur nga kontrolli i qeverisë së Gjeorgjisë gjatë luftërave në vitet e 90-ta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG