Ndërlidhjet

Stamboll: Gjashtë të vrarë në afërsi të Konsullatës së SHBA-ve


Së paku 6 vetë janë vrarë kur persona të armatosur kanë hapurr zjarr kundër policisë jashtë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në Stamboll.

Zyrtarë lokalë kanë thënë se tre sulmues dhe tre policë ishin vrarë gjatë të shtënave. Së paku dy persona të tjerë, përfshirë edhe një polic, janë plagosur. Të shtënat kishin vazhduar për disa minuta.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Ross Wilson, këtë incident e përshkruajti si "akt terrorist". Shtëpia e Bardhë poashtu ka dënuar fuqishëm këtë sulm.

Burime policore turke thanë se ata dyshojnë se në këtë sulm ka dorë al-Kaida, por nuk kanë ofruar më tepër detaje.
XS
SM
MD
LG