Ndërlidhjet

SHBA dënon testet raketore iraniane


Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje Iranit që të përmbahet nga testet e tjera të raketave me rreze të gjatë veprimi, kurse Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha se testet e djeshme janë edhe një dëshmi më shumë në favor të nevojës për sistem të mbrojtjes raketore në Evropë.

"Kjo me siguri adreson dyshimet e ngritura nga rusët, sipas të cilave iranianët nuk do të kenë raketa ballistike me rreze të gjatë veprimi për 10 apo 20 vitet e ardhshme. Tani është fakt se ata sapo kanë testuar raketën që ka veprim shumë të gjatë" tha Gates.

Dje, Irani zhvilloi testoi raketat e tilla, përfshirë edhe njërën që mund të arrijë Izraelin.
XS
SM
MD
LG