Ndërlidhjet

Aeroplanët rusë mbi Oseti


Aeroplanët e forcës ajrore ruse kanë fluturuar mbi Osetinë Jugore, në përpjekje për të parandaluar armiqësitë mes forcave të Osetisë Jugore dhe Gjeorgjisë, njoftoi Moska zyrtare.

Osetia Jugore është rajon i Gjeorgjisë, që kërkon shkëputje, qëllim ky që ka mbështetjen e Rusisë, por kundërshtohet nga Perëndimi.

Gjatë javëve të fundit Rusia ka akuzuar Gjeorgjinë se po përgatit masa "agresive" kundër Osetisë Jugore.

Abkazia dhe Osetia Jugore janë zyrtarisht pjesë e Gjeorgjisë, por kërkojnë shkëputje. Tensionet mes tyre dhe Tbilisit janë rritur gjatë muajve të fundit.

Të dyja rajonet janë në mesin e të ashtëquajturave konflikte të ngrira në Kaukaz.
XS
SM
MD
LG