Ndërlidhjet

Obama kundër largimit të Rusisë nga G 8


Kandidati demokrat për president të ardhshëm në SHBA Barack Obama kundërshtoi përjashtimin e Rusisë nga grupi i tetë vendeve më të industrializuara, ashtu si është propozuar nga rivali republikan John McCain.

Obama tha se bashkëpunimi i Moskës është i nevojshëm në luftimin e shtrirjes së armëve bërthamore.

McCain ka thënë se do të shtyjë përpara largimin e Rusisë nga G 8-a si dënim për mungesën e reformave demokratike.

G 8-a përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Kanada, Japonia dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG