Ndërlidhjet

Kabul: Ambasada e Indisë vazhdoi dhënien e vizave


Ambasada e Indisë në Kabul sot e ka vazhduar dhënien e vizave, pas ndërprerjes prej një jave për shkak të sulmit me bombë në afërsi të saj, nga i cili u vranë 58 vetë.

Ambasadori i Indisë në Afganistan, Jayant Prasad, tha se hapja e shërbimit për viza është hapi i parë i kthimit të normalitetit në këtë Ambasadë.

Ndër të vrarit nga sulmi i para një jave, ishin edhe personat që po kërkonin vizë dhe katër shtetas të Indisë që punonin në Ambasadë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG