Ndërlidhjet

Paris: Pajtim rreth armëve në Lindjen e Mesme


Më shumë se 40 vende, përfshirë Izraelin dhe shtetet arabe, u pajtuan që të punojnë për Lindjen e Mesme si zonë pa armë të shkatërrimit në masë.

Në deklaratën përfundimtare të samitit të "Unionit të Mesdheut", që u mbajt dje në Paris, u tha se ndalesa përfshinë armët: bërthamore, kimike dhe bilogjike ashtu si edhe sistemin shpërndarës për to.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, si nikoqir i samitit, kërkoi respekt të ndërsjellt ndërmjet shteteve të rajonit.

XS
SM
MD
LG