Ndërlidhjet

Rriten tensionet Shkup-Athinë


Kryeministri i Maqedonisë ka kërkuar nga Greqia të njohë pakicën maqedonase që jeton në shtetin fqinj, duke i çuar në një shkallë të re mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

Greqia nuk pranon ekzistencën e pakicës maqedonase, por pohon vetëm ekzistencën e një pakice sllavishtfolëse në veri të vendit.

"Ju dhe unë nuk mund ta ndryshojmë historinë, por me vullnet të mirë mund të zhbëjmë gabimet e së kaluarës dhe të kërkojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë", shkruan Gruevski në një letër për homologun e tij grek Karamanlis.

Zëdhënësi i qeverisë greke iu kundërpërgjigj ashpër letrës së Gruevskit. "Kjo letër është e fundit në serinë e deklaratave të papranueshme në ton dhe në përmbajtje, të bëra nga një numër zyrtarësh në Shkup", tha zëdhënësi Theodoros Roussopulos.

Athina kundërshton emrin e Maqedonisë dhe vuri veton duke mos lejuar anëtarësimin e tij në NATO.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG