Ndërlidhjet

Otavë: Është publikuar video incizimi i një të burgosuri për terrorizëm


Një video incizim i një të burgosuri në Guantanamo, gjatë procesit të hetimeve, është publikuar për të parën herë në internet nga avokatët e të dyshuarit për terrorizëm, Omar Khadr, nga Kanadaja.

Në video shihet ky i akuzuar duke u marrë në pyetje nga zyrtarët kanadezë në burgun amerikan në Guantanamo Bay në Kubë.

I dyshuari Khadr, është i akuzuar për vrasjen e një ushtari amerikan gjatë luftës në Afganistan, ku ai ishte zënë në vitin 2002. Në video, i akuzuari Khadr, që në atë kohë ishte 16 vjeçar, shihej duke qarë. Në një moment ai u kishte thënë hetuesve se ishte torturuar derisa mbahej në një burg ushtarak të Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe i tregonte plagët e tij.
XS
SM
MD
LG