Ndërlidhjet

Çekia hap ambasadën në Kosovë


Republika e Çekisë ka ngritur në nivel ambasade përfaqësimin e saj në Prishtinë.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të ambasadës zëvendësministri çek i Punëve të Jashtme Tomash Pojar, tha se Çekia si kryesuese e ardhshme e Bashkimit Evropian do ta mbështesë Kosovën në shumë fusha, qoftë ushtarake, ekonomike apo diplomatike.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, tha se vendimi që të hapet ambasada çeke në Kosovë, është një përkushtim i veçantë i Republikës së Çekisë për marrëdhënie sa më të mira në të gjitha fushat me Republikën e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG