Ndërlidhjet

Tiranë: Ushtarët shqiptarë u nisën në Çad


62 ushtarë shqiptarë i janë bashkuar forcave të drejtuara nga Bashkimi Evropian në Çad.

Trupat shqiptare do të qëndrojnë një vit në Çad ku do ndihmojnë refugjatët nga Darfuri. Refugjatët janë të vendosura në kampe pranë kryeqytetit çadian.

Po sot Kuvendi i Shqipërisë miratoi një akt normativ, i cili zyrtarizon vënien në dispozicion të hapësirës tokësore, detare e ajrore dhe dërgimin e një force ushtarake shqiptare, në rajonin e Gjirit Persik.

Këto hapa janë pjesë e angazhimeve që shteti shqiptar ka ndërmarrë në kuadër të koalicionit ndërkombetar të luftës kundër terrorizmit dhe integrimit të plotë në NATO.

Aktualisht Shqipëria ka trupa në misionet paqeruajtëse në Irak, Afganistan, Çad dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG