EPOKA E RE
Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, NATO-s, OKB-së dhe OSBE-së do të takohen sot (e premte) në Bruksel, në përpjekje që më qartë ta përcaktojnë bashkëpunimin e planifikuar të faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë, veçanërisht të KFOR-it, të UNMIK-ut të "konfiguruar" dhe misionit të përgatitur EULEX. Zyrtarë në selinë e NATO-s kanë konfirmuar për mediet e huaja se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Havier Solana, dhe tridhjetë ambasadorë do të marrin pjesë në këtë takim joformal, në të cilin nuk do të merren kurrfarë vendimesh. Burime diplomatike në Bruksel kanë përcjellë se në shtator "pritet se do të mund të fillonte vendosja e EULEX-it në Kosovë, duke rikonfiguruar paraprakisht misionin e OKB-së", prandaj është e nevojshme që të përgatitet korniza e ardhshme e veprimit të organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Siç është vlerësuar, për BE-në dhe NATO-n me rëndësi të veçantë është që të arrihet marrëveshja për bashkëpunimin e ardhshëm në terren. Mirëpo, në vërejtjen se "pritjet për vendosjen e EUELX-it janë të lidhura me vendimin e pritur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", është thënë se ende ka kohë që për këtë të bëhen debate të thella në organizatën botërore në Nju Jork...
ZËRI
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, është shprehur i vendosur për t'ia nënshtruar OKB-së misionin e ri të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX. Në raportin e fundit për Kosovën që do t'ia paraqesë Këshillit të Sigurimit, Ban ka thënë se misioni i ri të cilit i ka dhenë dritën jeshile për t'u vendosur në Kosovë, do të jetë "nën ombrellë" të OKB-së, ndërkohë që përfaqësuesit të tij në Kosovë i ka veshur tërë autoritetin mbi këtë mision. Në këtë raport Beogradi është gjetur i përkëdhelur nga sekretari i përgjithshëm. Raporti që përfshin periudhën e fillimit të marsit të këtij viti deri më 25 qershor flet për sfidat që i janë shfaqur UNMIK-ut në ushtrimin e mandatit që i ka dhënë Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit. Por, në vështrimin e Ban Ki-Munit, ky mandat, që nga 17 shkurti është sfiduar vetëm "nga veprimet e autoriteteve të Prishtinës dhe nga ato të serbëve të Kosovës", të cilët në këtë vlerësim politik 10-faqesh dalin "të pastër" përkundër shumë deklaratave që janë bërë edhe nga vetë zyrtarë të lartë të UNMIK-ut, të cilët fajësojnë Beogradin për nxitje të dhunës në Kosovën e pas 17 shkurtit...
EXPRESS
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, në një intervistë për Radio Kosovën, ka deklaruar se pret një valë të re të njohjes së realitetit të krijuar në Kosovës pas 17 Shkurtit. "Jam i bindur se në vazhdim do të kemi më shumë njohje", ka thënë ai. Pieter Feith ka shtuar se Qeveria e Kosovës po bën aq sa mundet në bindjen e shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. "Jo, mendoj se Qeveria po bën atë që mundet dhe po ndihmohet nga vendet që e kanë njohur Kosovën". Në ketë intervistë ai ka folur edhe rreth Konferencës së Donatorëve dhe për aplikimet e institucioneve të Prishtinës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Me këtë rast, Pieter Feith ka inkurajuar Prishtinën që të aplikojë për anëtarësim në sa më shumë organizma. "Kosova duhet të përgatitet për aplikim edhe në institucione të tjera financiare dhe kjo do të ishte shumë me rëndësi. Bie fjala, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është shumë e rëndësishme, ashtu sikurse Banka Botërore dhe Fondi Monetar. Kështu do të ishte institucioni i tretë në të cilin Kosova do të bëhej anëtare"...
KOHA DITORE
Rusia ka bërë thirrje për negociata të reja të drejtpërdrejta mes Beogradi dhe Prishtinës rreth statusit të Kosovës. Një deklarim i tillë është bërë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pasi ka takuar shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, të premten në Moskë. Siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve, Rusia, që është aleatja më e fuqishme e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, ka pohuar se ajo mbetet pranë propozimit të saj të mëparshëm bërë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së për negociata të drejtpërdrejta, ka thënë Lavrov. "Ne ua kemi konfirmuar sërish partnerëve tanë serbë se Rusia do të përkrahë çdo zgjidhje, çdo rezultat që është i pranueshëm për Beogradin. Ne qëndrojmë prapa këtij vendimi të rëndësishëm dhe ai mbetet në fuqi. Jemi pajtuar që për së afërmi t’i koordinojmë lëvizjet tona në të ardhmen rreth kësaj çështjeje dhe shqyrtimit të saj në OKB", ka thënë Lavrov. Ai ka thënë edhe se Rusia do të përkrahë kërkesën e Serbisë para Asamblesë se Përgjithshme të OKB-së për marrje të mendimit të gjykatës ndërkombëtare rreth zhvillimeve të fundit ne Kosovë...
LAJM
Funksionimi i gjykatave në veri të Kosovës vetëm me staf ndërkombëtar është një zgjidhje e gabuar dhe e papranueshme, e cila mund të ketë edhe shumë pasoja. Ministria e Drejtësisë dhe punonjësit e gjykatave në veri kanë kërkuar që UNMIK-u dhe EULEX-i të ndihmojnë vënien e rendit dhe ligjit dhe krijimin e mundësive që gjykatat të punojnë në kushte më normale. Kryeadministratori i Kosovës, Lamberto Zannier, tri herë brenda pak ditësh ka qëndruar në veri të Kosovës, ku situata vazhdon të jetë kaotike për mungesë të funksionimit të institucioneve vendore, mirëpo ende nuk është vërejtur ndonjë ndryshim në këtë drejtim. Ai i ka vizituar institucionet e rendit, si policinë, pastaj gjykatat, ku prej 21 shkurtit nuk lejohen që të punojnë punëtorët shqiptarë dhe ai institucion mbetet i bllokuar. Zannier e ka përmendur punën e gjykatave, mirëpo si zgjidhje të pranueshme ka përmendur që ato të funksionojnë në kuadër të UNMIK-ut, edhe pse prej 15 qershorit ka hyrë në fuqi Kushtetua e Republikës se Kosovës. Nekibe Kelmendi, ministre e Drejtësisë, tha se në veri të vendit duhet të punojnë edhe gjykatësit dhe prokurorët vendorë, së bashku me ata të UNMIK-ut dhe ELUEX-it. "E çmoj angazhimin e Lamberto Zannierit për vendosjen e sundimit të ligjit në veri të Mitrovicës. Gjykatësit dhe prokurorët në veri të Mitrovicës duhet që sa më parë të rifillojnë punën në objektet e tyre"...
INFOPRESS
Zëvendëskryeministri Ramë Manaj priti në një takim shefin e ri të UNHCR-së në Kosovë, Herman Stuurworld. Në këtë takim me karakter njohës u bisedua për mundësitë e vazhdimit edhe më aktiv të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNHCR-së. Një pjesë e bisedës iu kushtua procesit të kthimit, përkatësisht mundësive të veprimit të koordinuar të institucioneve qeveritare dhe të UNHCR-së për realizimin e procesit të kthimit. Manaj rikonfirmoi qëndrimin e vendosur të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht prezantoi veprimet konkrete, fondet dhe përkrahjen e gjithanshme për të realizuar procesin e kthimit. Në takim merrte pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal, Raif Elezi, i cili paraqiti hollësi nga terreni lidhur me ecurinë e realizimit të procesit të kthimit, si dhe për rolin e ministrisë në këtë proces...
BOTA SOT
Gazeta e përditshme kombëtare "Bota sot", në Nju-Jork, bisedoi me politikanë, studiues, gazetarë, intelektualë dhe drejtues organizatash e shoqatash në komunitet, duke iu drejtuar pyetjen: "Si e komentoni dhe çfarë rëndësie paraqet takimi i presidentit të SHBA-së, George Bush, dhe i sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice, me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe ministrin e Jashtëm, Skënder Hysenin?" Për kryetarin e Degës së LDK-së për Nju-Jork me rrethe, Ramadan Gashin, ftesa e Shtëpisë së Bardhë për vizitë udhëheqësve më të lartë të Kosovës, është vërtet ngjarje historike për Kosovën. Ashtu si dhe para 10 vjetësh, kur presidenti, tashmë i ndjerë, Rugova, u ftua nga ish-presidenti Clinton, edhe kësaj here rëndësia dhe momenti historik janë të pamohueshëm. Ndërkaq, studiuesi e publicisti prof. dr. Agron Fico, (gjuhëtar e albanolog) nënkryetar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, tha se takimi në Shtëpinë e Bardhë është kurorëzim i një përpjekjeje më se njëshekullore, është njohja botërore e shtetit të pavarur të Kosovës. Është mesazh për rajonin dhe posaçërisht për Ballkanin, se shteti i pavarur e demokratik i Kosovës është një garanci e sigurt për paqe dhe bashkëpunim...
KOSOVA SOT
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, në një intervistë për radio UNMIK-un, vlerëson se rasti i Suhadollit është politizuar pa nevojë. “Çështja në Suhadoll ka të bëjë me atë që t'u jepet njerëzve të komuniteteve ujë të pijshëm. Shqetësimi im me këtë çështje ka të bëjë me atë se në masë të madhe kjo çështje është politizuar dhe ky është një shqetësim i ngritur me të drejtë. Ajo që ne duhet të bëjmë, është të shikojmë nevojat e këtyre njerëzve në terren dhe të mundohemi t'u ndihmojmë që të marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë... Kur isha në Mitrovicë, javën e kaluar, jam munduar të flas me njerëzit të cilët përfaqësojnë komunitetet në lidhje me këtë dhe ndjenja ime është se ata e kanë kuptuar se ndërrimi i gypave që po rrjedhin me ata të rinj, është një punë logjike për ta bërë dhe mendoj se ata janë të gatshëm që të na lejojnë të ecim përpara për t’i ndihmuar ata, duke kryer punët, duke bërë këto riparime pa qëllime politike, pra në frymën dhe kornizën e Rezolutës 1244, pra duke mos tentuar që të implementojmë gjëra të tjera me operacione të çuditshme, por duke iu bërë shërbime njerëzve përmes punës praktike dhe konkrete në terren dhe për t’iu dhënë ujë të gjitha komuniteteve...