Ndërlidhjet

Refuzohet plani gjerman për paqe në Abkazi


Rajoni i Gjeorgjisë që synon shkëputjen, Abkazia, refuzoi planin për paqe të paraqitur nga Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, për zgjidhjen e konfliktit me Tbilisin.

Sergei Bagapsh, president i qeverisë separatiste tha pas takimit me Steinmeier-in se plani ishte i "papranueshëm".

Gjeorgjia poashtu ka refuzuar elementet kryesore të planit, i cili parasheh kthimin e refugjatëve gjeorgjianë në Abkazi, programet për rimëkëmbjen ekonomike dhe vendimet për statusin e ardhshëm të rajonit.

Në përpjekjet e tij për ndërmjetësim në Abkazi, Steinmeier do të udhëtojë edhe në Moskë ku do të takohet me Ministrin e Jashtëm rus Sergei lavrov dhe presidentin Dmitry Medvedev.

XS
SM
MD
LG