Ndërlidhjet

Rice: SHBA kërkon diplomaci me Iranin


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice rikonfirmoi se Uashingtoni po kërkon lidhje diplomatike me Iranin.

Rice tha se Uashingtoni këmbëngul në kushtet për negociata dhe zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Uilliam Burns do të "përforcojë politikën që SHBA-të kanë ndjekur që nga viti 2006".

Rice tha se vendimi për të dërguar Burns-in në bisedimet e nesërme për programet bërthamore të Iranit është sinjal i fuqishëm se Shtetet e Bashkuara "kanë qenë shumë serioze dhe do të mbesin të tilla në këtë diplomaci".

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Iranit Manuchehr Mottaki tha se Teherani është i hapur rreth idesë për bisedime me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG