Ndërlidhjet

Jeremiq kunërshton rikonfigurimin e UNMIK-ut


Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, i ka transmetuar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun reagimin e ashpër të Serbisë për shkak të fillimit të rikonfigurimit të UNMIK-ut.

Nëse fare do të ketë rikonfigurim të UNMIK-ut në Kosovë, Beogradi duhet të jetë pjesë e këtyre bisedimeve, ka thënë Jeremiq në selinë e OKB-së.

Ministri serb ka thënë se Beogradi në këtë drejtim "pa asnjë dyshim ka mbështetjen e Rusisë dhe Kinës".
XS
SM
MD
LG