Ndërlidhjet

Shkup: Protesta kundër Greqisë


Mijëra njerëz morrën pjesë në protestat e djeshme në Maqedoni, ku kërkohej njohja e pakicës maqedonase në Greqi.

"Identiteti kombëtar nuk mund të hiqet me dekrete. Është e drejta jonë qytetare të deklarohemi si maqedonas dhe nuk do heqim kurrë dorë nga identiteti ynë", tha kreu i parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski përpara protestuesve.

Raportet Greqi-Maqedoni janë përkeqësuar pas vetos greke që Shkupi të mos marrë ftesë për anëtarësim në NATO. Mosmarrëveshjet lidhen me problemet për emrin, derisa ekzistenca e pakicës maqedonase në Greqi është shtuar së fundi në tensionet mes dy vendeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG