Ndërlidhjet

Jeremiq: Javën e ardhshme fillojnë bisedimet me UNMIK-un


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha sot se javën e ardhshme do të fillojnë negociatat me Kombet e Bashkuara lidhur me praninë ndërkombëtare në Kosovë.

"Plani i Marti Ahtisarit nuk ekziston dhe asnjë mision në Kosovë nuk guxon ta implementoj këtë plan, të cilin Serbia e ka refuzuar dhe ky plan as që mund të jetë bazë për praninë e misionit të BE-së", tha Jeremiq në një konferencë për gazetarë.

Mëtutje, ai paralajmëroi se "nesër në mëngjes do t'i dërgoj ftesë shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zannier për bisedime" dhe pret që këto bisedime do të fillojnë menjëherë javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG