Kryeministri britanik, Gordon Brown, kërkoi që dy shtete, ai izraelit dhe ai palestinez, të ekzistojnë njëri pranë tjetrit në Lindjen e Mesme. Këto komente kryeministri Brown i bëri sot gjatë vizitës në territoret palestineze.
Ai tha se ndërtimi i murit të sigurisë nga ana e Izraelit në Bregun Perëndimor, e thekson nevojën e forcimit të përpjekjeve për arritjen e zgjidhjes me negociata në konfliktin izraelito-palerstinez:
- Si fëmijë, pata mësuar për Betlehemin nga Bibla si simbol i paqes dhe simbol i shpresës. Por sot, muri këtu është dëshmi e gjallë e nevojës urgjente për drejtësi për poullin palestinez dhe përfundimin e okupimit dhe nevojën për një shtet të qëndrueshëm palestinez, tha Gordon Braun.
Këto komente zoti Brown i bëri pas takimit me presidentin e Autoritetet palestinez, Mahmud Abbas.
Më herët gjatë ditës, kryeministri britanik u takua me presidentin izraelit, Shimon Peres.
Është kjo vizita e parë e kryeministrit Gordon Brown në Izrael dhe në territoret palestineze dhe është pjesë e përpjekjeve të qeverisë së tij për avancimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.