Ndërlidhjet

Hrebickova: UNMIK-u nuk vepron në veri


Gjendja në Kosovë është stabile, me përjashtim të veriut, ka deklaruar e ngarkuara me punë e Çekisë në Prishtinë Janina Hrebickova.

"Buxhetit të Kosovës i kushton rreth 50 milionë euro fakti që kufijtë në veri janë të pasigurtë" , ka thënë për agjencinë çeke të lajmeve diplomatja Hrebickova.

Ajo ka shtuar se mafiozët shqiptarë dhe serbë i kanë duart e lira në veri. "Ka mafiozë që përfituan nga luftërat e viteve '90-të, njësoj si në Kroaci, Slloveni e Bosnjë dhe kjo gjendje në veri iu përshtatet shumë ", tha kryediplomatja çeke në Kosovë. Ajo ka shtuar se OKB-ja praktikisht nuk vepron në zonat kufitare në veri, megjithëse e ka mandatin për ta bërë një gjë të tillë.

"Gjendja po përmirësohet, por ka ende shumëçka për të përmirësuar", tha ajo.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG