Ndërlidhjet

Bagdad: Në Irak mbesin më pak se 150 mijë ushtarë amerikanë


Një zëdhënës ushtarak amerikan tha sot se shtimi i trupave të Shteteve të Bashkuara në Irak, me urdhër të presidentin George Bush, ka përfunduar, pasi brigada e fundit luftarake, prej pesë brigadave shtesë, është larguar nga Iraku.

Është bërë e ditur se tash në Irak kanë mbetur 147 mijë ushtarë amerikanë.

Në Irak, në vitin 2007, ushtria amerikane kishte 20 brigada luftarake me nivelin e trupave ndërmjet 160 - 170 mijë.

Presidenti Bush urdhëroi shtimin e ushtarëve vitin e kaluar për ta ndalur dhunën sektare ndërmjet shumicës shiite dhe pakicës sunite arabe.

Zyrtarë amerikanë thanë se ky shtim i trupave kishte ndihmuar në zvoglimin e dhunës në nivelin më të ulët për katër vite.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG