Ndërlidhjet

ASEAN filloi samitin vjetor


Vendet e Azi – Pacifikut filluan sot samitin vjetor në Singapur, për të diskutuar rreth çështjeve të sigurisë dhe të zhvillimit ekonomik.

Në agjendën e takimit të ASEAN-it janë bisedimet rreth koordinimit më të mirë të operacioneve humanitare pas katastrofave të tilla si cikloni i fundit në Birmani, apo tërmeti në Kinë, prej të cilave humbën jetën dhjetëra mijëra veta.

Në takim marrin pjesë 10 vendet anëtare të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore dhe përfaqësuesit e lartë të Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Japonisë dhe Indisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG