Ndërlidhjet

Ankara: Kryeministri Erdogan kërkon unitet kombëtar


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,ka bërë thirrje për unitet kombëtar, para se Gjykata Kushtetuese ta filloj shqyrtimin për ndaljen apo jo të aktivitetit të partisë në pushtet, që udhëhiqet nga zoti Erdogan. Këtë shqyrtim gjykata e fillon brenda dy ditësh.

Në intervistën e publikuar në gazetën "Hurriyet", zoti Erdogan tha se ndoshta në të kaluarën ka bërë gabime. Por, ai theksoi se Turqisë i duhej "ripërtritja e paqes sociale" dhe theksoi se për të gjithë turqit është e rëndësishme që ata të jetëojnë së bashku në unitet.

Prokurorët kanë akuzuar kryeministrin aktual dhe partinë e tij AK se po synojnë zbatimin e së drejtës islamike, duke i shkelur parimet sekulariste të Turqisë.

Ata po synojnë ndaljen e aktivitetit të partisë AK dhe të liderëve të saj kryesorë, përfshirë kryeministrin Erdogan dhe presidentin Abdullah Gul, që të mos kenë të drejtë anëtarësimi në ndonjë parti politike për 5 vite.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG