Ndërlidhjet

Cvetkoviq: Pas Karaxhiqit mund të ketë edhe arrestime të tjera


Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, tha se arrestimi i të akuzuarit për krime të Luftës, Radovan Karaxhiqit, tregon gatishmërinë e Beogradit për t'i përmbushur obligimet e veta ndërkombëtare.

Ai poashtu tha se mund të ndodhë që të ketë edhe arrestime të tjera.

Ai mëtutje u tha reporterëve në Salcburg të Austrisë se Serbia nuk pret të shpërblehet për arrestimin e Karaxhiqit, megjithqë shpreson se Bashkimi Evropian do ta bëjë operacional marrëveshjen e tij për stabilizim-asocim me Serbinë.

Më herët Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se dëshiron të shohë arrestime edhe të të dyshuarve të tjerë për krime të luftës para se ta implementoj këtë marrëveshje.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG