Ndërlidhjet

Bush aprovon dënimin e një ish ushtari


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush aprovoi vendimin e gjykatës ushtarake për dënimin me vdekje të një ish ushtari amerikan.

Ronald Gray ishte shpallur fajtor para 20 vitesh për vrasje të shumëfisht dhe dhunime.


Ky do të jetë ekzekutimi i parë ushtarak që nga viti 1961, kur një dhunues fëmijësh ishte varur, pasi dënimi me vdekje ishte miratuar nga presidenti Eisenhouer, në vitin 1957.

Sistemi gjyqësor ushtarak amerikan përcakton se një pjesëtar i ushtrisë nuk mund të ekzekutohet derisa presidenti të aprovojë dënimin me vdekje.

XS
SM
MD
LG